Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ronaldo spektakolar, në fund qesh i “urryeri” Mourinho!

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2018, 22:40 | Sporte të tjera

Goli i jashtëzakonshëm i Cristiano Ronaldos nuk i mjaftoi Juventusit të fitonte përballë Manchester United dhe të siguronte kualifikimin në turin tjetër të Champions League.

Bardhezinjtë shpërdoruan shumë, duke i dhënë mundësinë anglezëve të përmbysnin rezultatin në 4 minutat e fundit të ndeshjes, me Mata-n dhe autogolin e Bonuccit.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së të mërkurës shkëlqyen Reali i Madridit dhe Manchester City. Anglezët mposhtën me goleadë skuadrën ukrainase të Shakhtar Donetskut, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, kur kanë mbetur edhe dy takime nga faza në grupe.

Tre herë braziliani Gabriel Jesus, Silva, Steerling dhe Mahrez ishin autorët e golave për skuadrën e Guardiolës, që në “Etihad Stadium” iu imponua miqve me rezultatin e thellë 6-0.

Reali i Santiago Solarit duket se është rikthyer “në shina”, pasi ka marrë një fitore me rezultatin e thellë 0-5, në transfertën çeke ndaj Viktoria Plzenit. Dy herë Benzema, Casemiro, Bale dhe Kroos shënuan për madrilenët, që janë vetëm një hap larg kualifikimit.

Dy gola të shënuar nga sulmuesi polak, Robert Lewandowski, nga një për çdo pjesë loje, ndihmuan Bayernin e Mynihut që të marrin një tjetër fitore ndaj AEK-ut të Athinës dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Po në të njëjtin grup, Benfica dhe Ajaxi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, me portugezët që gjetën të parët avantazhin, ndërsa holandezët u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë të sfidës. Më herët, Roma triumfoi me rezultatin 1-2 në Moskë ndaj CSKA-së, ndërsa Valencia mposhti zviceranët e Young Boys-it me rezultatin 3-1.

A2 CNN Livestream

Dita jonë