Varrimi i Kaçifës, thirrje grekëve për t’u mbledhur në Bularat

Pas ekspertizës mjeko ligjore trupi i Kostandin Kaçifës u mor nga familja mbrëmjen e 6 nëntorit, ndërsa të enjten do të kryhet edhe varrimi i tij në Bularat. Por ceremonia mortore duket se nuk do të jetë një ditë e zakonshme ritualesh nga familja.

Shoqatat, portalet dhe mediat në Greqi po vijojnë t’i japin hapësirë ngjarjes se Bularatit dhe prej ditësh bëjnë thirrje për pjesëmarrje në ceremoninë mortore. Në portale apo blogje greke janë shpërndare prej ditësh njoftime për udhëtime drejt Bularatit për varrimin, ku pritet të ketë mijëra pjesëmarrës, të cilët do të bëjnë që 8 nëntori të mos jetë ditë normale në këtë zonë. Sipas njoftimeve, të gjithë personave do t’u ofrohet transport falas, me qëllim mbërritjen në Shqipëri të sa më shumë pjesëmarrësve.

35-vjeçari Kostandin Kaçifa, pjesëtar i minoritetit grek në Gjirokastër, u vra nga forcat speciale RENEA në 28 tetor, pasi më herët hapi zjarr ndaj forcave të policisë në Bularat.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN