Zbulohet ylli tre herë më i vjetër se Dielli, ka lindur me Big Bangun

Emri i tij shkencor nuk shkakton asnjë emocion, por ylli me kodin 2MASS J18082002-5104378 B në të vërtetë mund të gjenerojë një revolucion në hartat astronomike dhe në dijenitë mbi Universin.

Shkencëtarët e John Hopkins University në SHBA që zbuluan yllin i kanë dhënë emrin The Old Star, Ylli i Vjetër, sepse në fakt për këtë bëhet fjalë: trupi qiellor më i vjetër i zbuluar deri më tani në Rrugën e Qumështit, galaktika ku përfshihet edhe sistemi ynë diellor.  

Ylli, vjetërsia e të cilit u zbulua nga niveli shumë i ulët i metaleve dhe mineralëve të pranishëm, u zbulua me shumë vështirësi nga dimensionet relativisht modeste (masa tre herë më e vogël sesa Dielli) dhe i hap shkencëtarëve perspektivën e gjetjes të objekteve edhe më të vjetra, disa prej të cilave mund të kenë vetë moshën e Universit.

Ylli mendohet të këtë një moshë rreth 13.5 miliard vitesh, rreth tre herë më i vjetër se Dielli, dhe mendohet që të  paktën një pjesë e saj të vij nga materia origjinale rezultat i Big Bangut, eventit që i dha nisje Universit.

Shkarkoni aplikacionin e A2