Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ministria e Brendshme pa “zot shtëpie”, reagon ambasada amerikane

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2018, 11:51 | Aktualitet

Ambasada Amerikane në Tiranë kërkoi sot që Ministria e Brendshme të jetë plotësisht funksionale, duke dërguar kështu një mesazh drejtë zyrës së kreut të shtetit, i cili nuk dekretoi emrin e Sandër Lleshit për të drejtuar këtë institucion.

“Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10155965087930838

Në deklaratën për media, Ambasada nuk vlerëson nominalisht Xhafajn, ish-ministër të Brendshëm, por vlerëson me nota pozitive punën e bërë nga autoritetet shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri –rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen”.

Një ditë më parë, thirrjen për një Ministri të Brendshme funksionale e lëshoi edhe ambasadori i BE në Tirane, Luigi Sorecca.

A2 CNN Livestream

Dita jonë