Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ambasadorja kroate: Shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhja e duhur

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2018, 12:24 | Kosova

Ambasadorja kroate në Prishtinë Marija Kapitanoviç

Shkëmbimi i territoreve midis Serbisë dhe Kosovës mund të krijonte një paqëndrueshmëri në gjithë rajonin, dhe nuk do të zgjidhte asnjë problem. Kjo është bindja e ambasadores kroate në Prishtinë Marija Kapitanoviç, e deklaruar gjatë një interviste të dhënë për gazetën Zëri.

“Nga pikëpamja e dikujt që vjen nga një vend i cili përjetoi një të kaluar të vështirë, ne nuk mendojmë që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme”, ka shtuar Kapitanoviç, e cila është treguar e kujdesshme edhe për tu shprehur mbi një tjetër çështje të nxehtë të politikës kosovare, lëvizja e lirë në zonën Shengen.  

Mbi këtë çështje, diplomatja e vendit ballkanik nuk dha një afat të afat të mundshëm, duke u justifikuar që vendimi i përket çdo vendi anëtar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli