E ardhmja është tani: policët me motorë fluturues

Vetëm një vit pas prezantimit të motorëve fluturës nga kompania kaliforniane Hoversurf, një model i ri i përmirësuar është vënë në dispozicion të policisë në Dubai. Oficerët e certifikuar kanë nisur stërvitjen për përdorimin sa më efikas të mjetit të teknologjisë së fundit, i cili funksionon përmes një motori elektrik

Shefi i departamentit të inteligjencës artificiale në Policinë e Dubait, Khalid Nasser Alrazooqi, tha se motori fluturues do të përdoret për të mbërritur në zonat më të vështira, ku një makinë ose një helikopter nuk mund të ketë akses. Sipas tij, parashikimi optimist është që mjetet të vihen në përdorim brenda vitit 2020.

Por edhe nëse nuk je pjesë e forcave të policisë në Dubai, motorin fluturues mund ta blesh për 150 000 dollarë. Hoversurf pranon porosi edhe nga civilët, por ata i nënshtrohen një testimi të veçantë për t’u siguruar që janë të aftë ta ngasin motorin. Gjithsesi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk duhet një leje drejtimi për avionë për të ngarë motorin fluturues.

Shkarkoni aplikacionin e A2