E. League, Milani barazon në Spanjë, kualifikohen 7 skuadra

Shtatë skuadra në festë pas ndeshjeve të raundit të katërt, të ndeshjeve në grupet e Europa League.

Pas 64 golave të shënuar dhe rezultateve surprizë, që nuk munguan, Arsenal, Chelsea, Eintracht Frankfurt, Dinamo e Zagreb, Lazio, Leverkusen dhe Zyrich janë ekipet e para që sigurojnë një vend në raundin e 1/16-ave.

Ekipet që kanë shkëlqyer deri në këto momente janë Chelsea, Frankfurt, Dinamo e Zagrebit dhe Salzburgu, me ecurinë perfekte: katër fitore në katër ndeshje.

Mes ekipeve të kualifikuara që nuk njohin humbje në këtë edicion janë Lazio e Arsenali, por edhe Betis, Zenit, Villareal, Astana dhe Dinamo e Kievit, të cilat presin të sigurojnë kalimin e grupeve.

Milani u frenua në barazim 1-1 në fushën e Betis-it, një rezultat pozitiv duke llogaritur që kuqezinjtë nuk duhej të humbisnin. Megjithatë, skuadra e Gattuso-s tani është e rrezikuar nga Olimpiakosi në Grupin F.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN