Kush ishte marinsi i masakrës së Kalifornisë

Autori i masakrës në Kaliforni, Ian David Long kishte shërbyer si marins në Afganistan dhe vuante nga probleme mendore.

Siç bëhet e ditur, në muajin prill policia ishte thirrur të ndërhynte lidhur me një incident në shtëpinë ku banonte Long.

28-vjeçari po sillej në mënyrë të palogjikshme dhe mjeku që e vizitoi, vlerësoi ne atë kohe se ai vuante nga stresi post-traumatik.

Policia vendosi të mos e arrestonte mbi bazën e ligjit që kërkon ndalim të përkohshëm të personave me probleme psikike.

Shtatë muaj më vonë efektivët u rikthyen në banesën e tij për një arsye të ndryshme… vrasje në masë.

Long vrau me armë zjarri 12 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në shpërthim të papritur të shtënash në një lokal të Thousand Oaks, ku po festonin student kolegji.

Në një postim në “Facebook”, që mendohet të jetë bëra nga 28-vjeçari pak momente para sulmit, thuhet: “Shpresoj që njerëzit të më quajnë të çmendur. A nuk do të ishte ironi e fatit?! Po jam i çmendur, por e vetmja gjë që juve bëni pas këtyre sulmeve janë lutjet”.

Long u gjet i vdekur brenda ambienteve të lokalit e sipas policisë, mund të ketë vrarë veten. Ai ishte një vizitor i rregullt i barit. Shumica e viktimave të sulmit ishin rreth moshës 20-vjeçare. Mes tyre edhe një polic në krye të detyrës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN