Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Marrëveshja Serbi-Kosovë, Thaçi dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2018, 11:39 | Kosova

Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç  do të takohen sërish sot në Bruksel, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në praninë e shefes së politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.

Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së ka njoftuar se në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme në normalizimin e marrëdhënieve, që është jetike për rrugën evropiane të tyre. Marrëveshja është kusht edhe për Kosovën që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.  

Në një takim në Austri në muajin gusht, Thaçi dhe Vuçiç kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve si një mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarë serbë kanë kërcënuar me ndërprerjen e dialogut, pasi qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 10 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu