Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mbyllet pa rezultat në Bruksel takimi Mogherini-Thaçi-Vuçiç

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2018, 22:07 | Kosova

Nisi pa shumë pritshmëri dhe përfundoi pa rezultate takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Në një deklaratë të publikuar pas takimit mes dy liderëve, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini tha se i kishte kërkuar palëve të përmbahen nga veprimit dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit.

Mogherini theksoi se pret që Prishtina dhe Beogradi të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj bisedimeve, për t’i dhënë shtysë aspiratave europiane.

Ndërkaq dy presidentët folën për një takim të vështirë. “Takimi i radhës në fazën finale të përmbylljes së procesit të dialogut ishte tejet i vështirë, por interesi i të dyja vendeve është që të arrihet një marrëveshje që siguron njohje reciproke”, u shpreh Thaçi.

Homologu serb tha se nuk do të ketë vazhdim bisedimesh derisa të tërhiqet taksa prej 10 për qind e vënë nga qeveria e Kosovës për mallrat serbë e të Bosnje Hercegovinës.

"Serbia është e gatshme për bisedime, por para kësaj dikush duhet të sillet me përgjegjësi. Duhet të përmbushë pjesën e vet -të mos kërcënojë serbët me dërgimin e ushtrisë e të mos vendosë tarifa të reja”, ishin fjalët e Vuçiç. Takimi i së enjtes, sipas zyrtarëve të Bashkimit Europian, do të duhej t’i hapte rrugën një periudhe takimesh të ngjeshura ndërmjet të dyja palëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë