Sulm me armë në Kaliforni, të paktën 13 viktima

People comfort each other outside a bar in Thousand Oaks, Calif., where a gunman opened fire and killed 12.
Dëshmitarë të masakrës në Thousand Oaks të Kalifornisë

Të paktën 12 persona, përfshirë një efektiv, u vranë me armë zjarri  në një lokal në Thousand Oaks të Kalifornisë. Sipas raportimeve, sulmi nisi në 23 e 20 të orës lokale në Borderline Bar, 65 km në veriperëndim të Los Angelesit, ku një burrë i armatosur dhe i veshur me te zeza, hyri dhe hapi zjarr.

Autoritetet kanë konfirmuar se autori i dyshuar i ngjarjes ishte vrarë brenda ambientit ku ndodhi sulmi, por paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet. Kur forcat e policisë mbërritën në ngjarje gjetën atje 11 persona të vrarë. Edhe autori i dyshuar i ngjarjes u gjet i vdekur brenda ambienteve të lokalit, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë plagë të niveleve të ndryshme.

Mësohet se në lokal po zhvillohej një festë kolegji me muzikë country, dhe gjendeshin atje të paktën 200 persona. Dëshmitarët rrëfejnë se kishin dëgjuar dhjetëra të shtëna me armë nga autori i dyshuar,  dhe se të pranishmit kishin thyer xhamat e lokalit me karrige për ti shpëtuar tërbimit të vrasësit.

Twitter i presidentit Donald Trump mbi tragjedinë në Kaliforni.

Dëshmitë sugjerojnë se agresori kishte të paktën një armë gjysme-automatike. Policia kaliforniane i përshkroi si të tmerrshme pamjet brenda lokalit, duke thënë që ngado kishte gjak.

Efektivi Ron Helus, i cili humbi jetën në spital, ishte përpjekur të hynte brenda ambientit në momentin e ngjarjes, por ishte qëlluar disa herë nga vrasësi.  Identiteti i autorit dhe shkaku i sulmit nuk janë konfirmuar ende.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN