Trump grindet me gazetarin e CNN, e “përzë” nga Shtëpia e Bardhë (Video)

Donald Trump debaton me gazetarin Jim Acosta

Zgjedhjet e mesit të mandatit sapo kishin përfunduar me ndarjen e pushtetit midis demokratëve në Kongres dhe republikanëve në Senat, por vëmendja e opinionit publik amerikan u përqendrua dje pothuajse vetëm në konferencën e shtypit të Donald Trump, ku presidenti amerikan për një orë e gjysmë u konfliktua me gazetarët e shumtë të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë.

Debati më i fortë ishte padyshim ai me gazetarin e njohur të CNN Jim Acosta, i cili e pyeti presidentin mbi deklaratat e tij mbi karvanin e emigrantëve nga Hondurasi që po i afrohen kufirit amerikan (Trumpi e quajti pushtim) apo edhe lidhjet e presidentit me Rusinë.

Trumpi u duk shumë nervoz dhe e ndërpreu gazetarin, duke debatuar me të. “Je një person i tmerrshëm dhe i paedukuar, nuk duhet të punoje në CNN”, iu përvesh presidenti Acostës, që mban rolin e të dërguarit kryesor të CNN në Washington.

Tweet i Jim Acosta ku tregon pezullimin e tij nga Shtëpia  e Bardhë

Në darkë Acostës iu pengua rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, duke u njoftuar se kredencialet e tij ishin të pezulluar apa afat. Një nismë e paprecedentë kjo, e kritikuar nga shoqata e gazetarëve dhe që përfaqëson pikën kulmore të konfliktit disa vjeçar të Trump me rrjetin informativ CNN.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN