Atentat kryeplakut në fshatin Kotë, po pinte kafe me vrasësin

Fatmir Hodo

Një ngjarje e rëndë ka përgjakur ditën e sotme Bashkinë e Vlorës. Kreu i njësisë administrative Kotë, 64 vjeçari Fatmir Hodo ka ndërruar jetë nga plagët me armë gjahu të shkaktuara nga Admir Delaj, 43 vjeçar nga fshati Gumenicë.

Sipas të dhënave, dyshohet se mes tyre vijonte prej kohësh një konflikt ende jo i specifikuar.

Ngjarja, sipas raportit të policisë, ka ndodhur rreth orës 14.55 të ditës së   sotme. Autori i vrasjes ka tentuar të largohej, por është kapur nga forcat e rendit.

Fshati Kotë, njësi administrative e Bashkisë Vlorë  

Sipas dëshmitarëve, autori dhe viktima kishin pirë kafe së bashku, kur papritur Delaj ishte larguar, për tu rikthyer më pas me armë në dorë.  

Shkarkoni aplikacionin e A2