Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

BE pro Sandër Lleshajt, por ka dyshime për Dakon

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2018, 15:29 | Politikë

Sandër Lleshaj duket se e ka marrë bekimin e europianëve. Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë ne Parlamentin Europian, dhe ambasadori i Unionit, Luigi Soreca, kanë folur me superlativa për figurën e zv.ministrit të Brendshëm.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe Bashkimi Europian kërkojnë që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksionale. Dhe kur themi funksionale, them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’i japë të njëjtin propozim. Nuk e di se çfarë arsyesh ka Presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë. i njoh këta politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha Fleckenstein.

Por ndërsa në Europë opinioni për Sandër Lleshajn është pozitiv, për Vangjush Dakon ka ende disa pikëpyetje. “Kam dëgjuar për këto akuza që bëhen për Kryebashkiakun e Durrësit. Disa mendojnë se është shumë i keq, të tjerë jo. S’jam gjyqtar. Do të duhet të lejohet që prokuroria të bëjë punën e vet”, shtoi euro-deputeti gjerman.

“Kemi fatin që mos të jemi prokurorë, ndaj do ju kursejë dhe juve kohë. Zyra e prokurorisë, nëse kjo çështje duhet t’i kalojë këtij institucioni, duhet të hetojë”, tha Soreca.

Në konferencën për shtyp, pasi kishte takuar të gjithë eksponentët politikë, eurodeputeti bëri sërish thirrje për rikthimin e opozitës në kuvend. Me sa duket, sfida elektorale e vitit 2019 dhe reforma që duhet t’i paraprijë asaj, janë ndër kushtet e reja të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.

“E di që sërish kjo do të thotë që të ketë zgjedhje që nuk do të jenë tërësisht në përputhje me standardet e OSBE-OHDIR. Kjo do ta lëndonte procesin. S’mund të them se gjithçka do ishte dramatike, por do kishte diçka negative në diskutimet tona”.

Njohësi i mirë i çështjeve politike shqiptare, u ndal dhe tek vrasja në Bularat. Sipas tij, nacionalistët nuk duhet të keqpërdorin këtë çështje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani