Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

KPK: Ramadan Troci fshehu pasurinë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2018, 14:38 | Kronikë

Ramadan Troci, prokurori i cili hetoi dhe vuri në pranga dy zyrtarë të lartë, si ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe ish kryetarin e bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, rrezikon karrierën e tij.

Komisioni i pavarur i kualifikimit e ka gjetur atë në shkelje me pasurinë dhe karrierën e tij si prokuror në Dibër. Apartamente, një makine dhe një truall, janë pasuri të paluajtshme të fshehura nga deklarimi i tij në ILDKP.

Po ashtu 7 dosje me ngjarje në minierat e Bulqizës janë mbyllur pa asnjë argumentim ligjor.

Në datë 14 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) do të deklarojë nëse prokurori do të kalojë fazën e kualifikimit për në Këshillin e lartë të prokurorisë. Troci u mbrojt duke deklaruar se në 3 vite ka sekuestruar mbi 850 milion euro, para qe sipas tij i përkasin mafies në vend. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani