Lirohen 12 grekët e ndaluar në Gjirokastër, mes tyre dhe ekstremistin grek

Pas ceremonisë mortore në Bularat, policia e Gjirokastrës shoqëroi 12 shtetas grekë, mes tyre dhe ekstremisti grek, Babis Karathano.

Policia i liroi ata rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe do të ndiqen në gjendje të lirë.

Shoqërimi i tyre u bë pas bllokimit të aksit Gjirokastër-Kakavijë si dhe dyshimet se kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Shtetasit grekë ishin pjesë e ceremonisë mortorë të Kostandinos Kacifas, i cili u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit nga forcat RENEA.

Në këtë ceremoni morën pjesë mbi 1 mijë grekë të ardhur nga shteti helen, ndërsa nuk munguan thirrjet anti-shqiptare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN