“Lleshi”, reagon Meta: Më lini të bëj detyrën time

Akuzave se ka shkelur Kushtetutën me mos dekretimin e Sandër Lleshit, pasi dekreti i kreut të shtetit është vetëm formal, Ilir Meta i është përgjigjur duke thirrur në ndihmë po Kushtetutën.

“Pa dashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantëve apo të njëanshmëve, do t’i ftoja edhe njëherë tjetër të lexojnë Kushtetutën dhe akt formal apo ceremonial është vetëm betimi te Presidenti”, tha Meta.

Meta është kështu presidenti i parë që deklaron se akti i dekretimit të ministrave është substancial dhe jo formal. Meta shmangu disa herë përgjigjen nëse e kishte thënë apo jo fjalën e fundit për Sandër Lleshin.

“A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit, pasi edhe kjo nuk është në Kushtetutë. Kështu që më lini të bëjë detyrën time”, tha Presidenti.

Tashmë, Presidenti Meta ka sërish 7 ditë kohë për të hedhur ose jo firmën në dekretin për emërimin e Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm, nëse më parë nuk merr një ftesë nga Parlamenti për të dhënë arsye se pse e rrëzoi Sandër Lleshin herën e parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2