Loret Sadiku refuzon Kombëtaren, në vend të tij vjen Kaçe

Pak ditë pas publikimit të listës së të grumbulluarve për dy ndeshjet e radhës së përfaqësueses shqiptare të futbollit, trajneri Christian Panucci ka marrë një lajm që i ka lënë jo pak shije të hidhur.

Loret Sadiku, mesfushori i Kasimpasas, skuadër që militon në Superligën turke, i ka thënë jokombëtares shqiptare dhe dëshiron të luaj vetëm për ngjyrat e Kosovës.

Një vendim i papritur ky, duke marrë parasysh se Sadiku ka qenë edhe më herët pjesë e përfaqësueses në kohën kur drejtohej nga Gianni De Biasi.

Mësohet se Sadiku prej kohësh ka kërkuar të luajë për vendlindjen e tij pavarësisht se FIFA e lejon vetëm njëherë ndërrimin e përfaqësueses. Federata Kosovare kërkon të bind qeverinë më të lartë të futbollit me faktin që 27-vjecari nuk ka luajtur asnjë ndeshje me përfaqësuesen shqiptare të futbollit.

Kësisoj Panucci do të humbasë një lojtarë me mjaft vlera pasi skuadra turke në të cilin Sadiku aktivizohet si titullar i padiskutueshëm, ndodhet në katër vendet e para të renditjes, dhe tekniku Italian po vuan për të patur në dispozicion lojtarë me sa më shumë minuta në këmbë.

Megjithatë, vendin e tij mësohet se do ta zërë një emër i njohur si Ergys Kaçe. Shqipëria do të ndeshet më 17 nëntor me Skocinë për Ligën e Kombeve dhe 3 ditë më vonë do të luaj një miqësore ndaj Uellsit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN