Sa shumë të dëmtuar te Milani e Arsenali! Sulmuesi thyen këmbën… – VIDEO

Lajme të këqija nga infermieria e Milan dhe Arsenal, që përveçse u ndalën respektivisht nga Real Betis dhe Sporting Lisbone në fushë e lojës, morën edhe goditje të rënda edhe sa i përket dëmtimeve.

Në ndeshjen e kuqezinjve me spanjollët e Betis, në minutën 80’ mesfushori Kessi përplas ashpër shokun e tij të skuadrës, Mateo Musacchion duke e lënë për disa sekonda të shtirë pa ndjenja.

Lojtarët kërkojnë me urgjencë stafin mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë mbrojtësit, që fatmirësisht shpëton me aq.

Gattuso nuk rrezikon dhe hedh menjëherë mbrojtësin tjetër të qendrës, Romagnoli në vendin e tij. Nga përplasja mbeti i shtrirë edhe Kessi gjithashtu, por pas mjekimeve të lehta edhe 21-vjeçari, u kthye pas disa minutash në lojë.

Dëmtim horror edhe në Angli atje ku Daany Welbeck është totalisht i paaftë pas një dueli ajror me një prej mbrojtësve të Sporting. Sulmuesi i Arsenalit pëson një frakturë të rëndë në momentin e vendosjes së këmbës së djathtë në tokë. Përmasa te dëmtimit, shprehen qartë në fytyrat e shokëve të tij. Trajneri Unai Emery me shumë gjasa do të duhet të bëjë llogaritë pa sulmuesin shtatlartë për një kohë të gjatë. Dëmtimi i rëndë në kavilje mund t’i ketë dhënë fund sezonit të Welbeck, që do t’i nënshtrohet fazës rehabilituese deri në rreth 6 muaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN