Sërish protestë tek “Astiri”, Basha: Nuk ka asnjë ligj për shembjen e shtëpive

Banorët e Astirit në Tiranë edhe një herë kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre për shkak të projektit të “Unazës së Re”.

Edhe ditën e sotme, që në orën 7 të mëngjesit , ata dolën në protestë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në këtë zonë. Protestës së banorëve iu bashkuan edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Pas mesdite, protestuesve iu është bashkuar edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili pasi u takua me disa prej përfaqësueseve të

“Është fati i mbi 2000 banorëve, mbi 300 familjeve, të cilave e keqja u ka trokitur në derë”, tha kreu i PD. “Nuk ka asnjë ligj për shembjen e këtyre shtëpive. Ju kanë çuar lajmërim dhe ju kanë vënë kryqe me bojë te dera për t’iu shkatërruar shtëpitë. Kjo është dëshmi e rënies totale të shtetit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2