Terror në Australi, militanti i ISIS vret kalimtarin dhe shpërthen makinën (Video)

Atentatori i rrethuar nga forcat e rendit

Janë pamje të frikshme ato që vijnë nga qyteti i Melbourne në Australi, ku një nënshtetas australian me origjinë somaleze, më pas i identifikuar si militant i ISIS, ka gjeneruar pasditen lokale terror në një rrugë qendrore të qytetit.

Zona ishte shumë e frekuentuar sepse aty ndodhet një qendër tregtare e njohur. Shumë kalimtarë janë detyruar të mbrohen ndaj sulmit të çmendur me mjete rrethanore.

Personi, emri i të cilit nuk bëhet me dije, i ka vënë flakën makinës së tij, ngarkuar me bombola gazi, dhe më pas ka vrarë me thikë një kalimtar rastësor dhe ka lënduar dy të tjerë.

Forcat e rendit e kanë rrethuar  menjëherë, por atentatori ka filluar ti sulmojë deri sa një agjent ka arritur ta neutralizojë.  Pas ndërhyrjes të forcave të rendit,  terroristi ndërroi jetë në spital.

Policia në minutat në vijim konfirmoi faktin që personi ishte në listën e të dyshuarve për terrorizëm, dhe teza e aktit të terrorizmit islamik u konfirmua edhe nga një komunikatë e ISIS, e cila e quan somalezin një “ushtarë” të tij që ka kryer një operacion kundër një shteti pjesë e koalicionit antiterror.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN