Thirrjet nacionaliste në Bularat, reagon edhe ministri Bushati

Thirrjet e djeshme nacionaliste në Bularat gjatë ceremonisë mortore të Kostandin Kacifas, kanë sjellë sot edhe reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Reagimi ka ardhur ne rrjetin social “Twitter”, ku ministri ka dhënë një mesazh si për politikanët në Greqi, ashtu edhe për ata zëra shqiptarë të cilët kanë kërkuar një reagim më të ashpër nga strukturat e shtetit shqiptar.

Bushati ka cituar një shprehje të famshme të ish-kryeministrit britanik Benjamin Disraeli, ai ka shkruar: “Situatat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat”.

Shkarkoni aplikacionin e A2