Dortmundi thyen Bayern-in me përmbysje të “çmendur”

Borussia Dortmund triumfoi 3-2 ndaj Bayern Munchen në një takim spektakolar të zhvilluar në “Signal Iduna Park” të tej mbushur.

Edhe pse bavarezët ishin dy herë në avantazh, sërish nuk mundën të dalin me pike ndaj Dortmundi. Robert Lewandoëski kaloi në avantazh kampionët në fuqi të Gjermanisë në pjesën e parë, ndërsa me rezultatin 0-1 përfundoi ky 45-minutësh.

Pjesa e dytë ishte një spektakël i vërtetë me Reus që barazoi rezultatin me 11-metërsh. Më pas ishte sërish sulmuesi polak që riktheu Bayernin në avantazh, por sërish Reus baraspeshoi gjithçka. Golin e fitores për Dortmundin e shënoi sulmuesi spanjoll Paco Alcacer, që mposhti portierin Neuer dhe ngriti në peshë mijëra tifozët verdhezi në shkallët e stadiumit.

Pas kësaj fitoreje, Dortmundi i drejtuar nga Lucien Favre, shkon në kuotën e 27 pikëve, 4 më tepër se Munchengladbach ndjekës dhe 7 më tepër se Bayern-i, kampion në fuqi. Megjithatë, pas kësaj humbjeje, më shumë te drejtuesit e Bayern duket se “djeg” loja aspak kënaqshme sesa diferenca e pikëve me Dortmundin kryesues.

Shkarkoni aplikacionin e A2