Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Meta udhëton në Francë, shtrëngon duart me Macron

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2018, 21:39 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta udhëtoi për në Francë, ku mësohet se do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për fundin e Luftës së Parë Botërore.

Gjatë këtij udhëtimi, Presidenti Meta është takuar edhe me homologun e tij francez Emmanuel Macron, ndërsa foton e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Shumë i lumtur të takoj Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shpreh vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësinë e dinamizmit të tyre e njëkohësisht rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar”, shkruan Meta në njoftimin për takimin me Macron.

Vizita e Metës në Francë bëhet me rastin e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe Forumit të Paqes, ku marrin pjesë shumë liderë botërorë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani