Reagon eurodeputetja: “Non grata” në Shqipëri, titull nderi për mua

Vetëm pak orë pasi u shpall person i padëshiruar në vendin tonë ka ardhur edhe reagimi i eurodeputetes qipriote, Eleni Theocharous, ndaj vendimit të Shqipërisë.

Në një intervistë për “Hellas Journal”, eurodeputetja reagoi edhe për këtë vendim të shtetit shqiptar, ndërsa njoftoi se do të flasë për Kacifën edhe para Parlamentit Europian të hënën. “Të shpallem person non-grata në Shqipëri, është një titull nderi, pasi vihem në shënjestrën e regjimit diktatorial e të korruptuar të Edi Ramës. Ky vendim nuk mund të zbehë rezistencën time, apo pasionin tim për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e Vorio Epirit”, deklaroi Theocharous

Arsyeja e këtij vendimi lidhej me shfaqjet e përsërituraekstremiste të eurodeputetes dhe prononcimet e saj që nxisin urrejtje dhe cenimtë rendit kushtetues.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN