Rrëmben ish-bashkëshorten në Lushnje, e mbajti peng në Durrës

Policia është vënë menjëherë në lëvizje pas denoncimit të babait se dy persona i kishin rrëmbyer vajzën e tij 27-vjeçare.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjës. Shtetasi F.K u paraqit në komisariatin e policisë së Lushnjes, ku denoncoi se dy persona, njëri prej të cilëve ish-dhëndri, i kanë marrë me forcë vajzën.

Ndërkohë, brenda 24 orësh, policia ka bërë të mundur të zbardhe dhe të arrestojë autorin e kësaj ngjarje.

Policia ka vënë në pranga Marjus Musakën dhe ka liruar shtetasen P.M. Sipas njoftimit të Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish-bashkëshorten e tij, shtetasen P.M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit. Policia bëri të mundur gjetjen e shtetases P.M dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar shtetasin Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale” sqaroi sot policia. 28-vjeçari ishte dënuar dhe më parë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN