“Lufta për shqiponjën” në rrjetet sociale, reagojnë liderët shqiptarë

Vendimi për të shembur monumentin meshqiponjën dykrenare që nga 100 vjetori i Pavarësisë gjendej në rrethrrotullimin  e ish-doganës në Tiranë, ka gjeneruarnjë debat të vërtetë  mes liderëve politikë  në Shqipëri.

Një betejë e konsumuar kryesisht në rrjetet sociale, e nisur nga një postim në Twitter të kryeministrit Rama, i cili përcolli me gëzim lajmin  e shembjes të monumentit, në kuadër të punimeve në Unazën e Madhe.   “Më në fund!”, përfundoi kryeministri, pasi kishte cilësuar veprën si një shembull “vulgariteti” dhe një shije prej “kazinoje”.

Nuk vonuan reagimet nga liderat e opozitës. Basha dhe Berisha upërgjigjën sipas stilit të tyre, aty ku kryetari i Partisë Demokratike ironizoi Ramën duke shtuar që ”kurzgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet”.   

Akoma më direkt në Facebook lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili mbante vendin e kryeministrit ditën kur monumenti tashmë i shembur u përurua. Sipas Berishës postimi i Ramës përfaqëson “përdhosje, fyerje, poshtërim për hymnin kombëtar dhe çdo gjë shqiptare“, duke akuzuar kryeministrin për një analogjizëm të shqiponjës me korbit të poezisë së famshme të Edgar Allan Poe.

Zografi i dyte krahason shqiponjen dykrenare te flamurit kombetar, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe!…

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 11. November 2018

Rama nuk nguroi të përgjigjej akuzave, duke preferuar edhe një herë Twitterin për të vazhduar “duelin”, dhe quajtur veprën e dhuruar nga biznesmeni shqiptar nga Maqedonia Lazim Destani një “horror tredimensional”.

Shkarkoni aplikacionin e A2