Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rep, kokainë dhe Instagram: Shqiptarët që komandojnë tregun e drogës në Londër

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2018, 21:59 | Kronikë

Më shumë se 8000 foto dhe 100 000 ndjekës në Instagram. Shqiptarët që dominojnë tregun e drogës në Londër nuk kanë fare frikë ta pranojnë statusin e tyre e madje të vetë-reklamohen në rrjetet sociale.

Sipas mediave britanike pavarësisht se tre pjesëtarë të rëndësishëm të bandës “Hellbanianz” janë dënuar në vitin 2016 me 42 vjet burg në total, ata që kanë mbetur të lirë vazhdojnë shfaqjet spektakolare dhe nuk fshihen fare. Përveç Instagramit, edhe kanali i tyre në YouTube gjen këngë rep ku flitet vetëm për dhunën dhe dominimin në Londër. Madje anëtarë të bandës famëkeqe postojnë edhe foto të fëmijëve që duket se janë në proces rekrutimi, të cilët joshen me para të lehta dhe varëse floriri.

Sipas autoriteteve britanike, Hellbanianz kanë arritur të nxjerrin nga gara bandat e tjera sepse janë tepër të dhunshëm.

Një prej anëtarëve të grupit, Tristen Asllani, u dënua me 25 vjet burg në qershor 2016 për armëmbajtje dhe trafikim droge. Ai u kap pasi përfundoi brenda një dyqani ndërsa përpiqej t’i largohej policisë. Pasi kërkuan brenda shtëpisë së tij, policët gjetën kokainë me vlerë 6 milion paund dhe një armë zjarri top Skorpion.

Duke qenë se bandat shqiptare importojnë sasi të mëdha kokaine në Britani, Agjencia Kombëtare e Krimit beson se ato kanë arritur të jenë forcë dominuese mes grupeve të tjera kriminale që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu