Superiorja, Partizani me Skënderbeun bëjnë kampionat më vete

Java e 13-të në Kategorinë Superiore, konfirmoi se Partizani dhe Skënderbeu do të vazhdojnë një sfidë më vete, drejt garës për titullin.

Partizani në krye të klasifikimit

Të kuqtë fituan 1-0 përballë Laçit, me golin e Bardhit dhe mbeten në krye të renditjes. Fitore me shumë vlera, sepse përpos ecurisë pozitive, skuadra e Gegës largon një rival direkt për zonën e lartë të renditjes.

Dejvi Bregu sërish protagonist

Nuk gaboi as Skënderbeu, që me një gol të Dejvi Bregut në sekondat e fundit të lojës, mposhti Flamurtarin. Talenti i sulmit festoi përballë ish-ekipit të tij, duke u konfirmuar një element tejet i rëndësishëm për ekipin e Shehit. Korçarët rikthehen te fitorja dhe mbajnë hapin e Partizanit.

Tirana pëson humbjen e radhës

Ajo që ka problem është Tirana, e cila pas humbjes 2-1 me përmbysje në Gjirokastër, rrezikon të humbasë edhe trajnerin Ardian Mema, i cili dha sinjalet e dorëheqjes. Java do të mbyllet me ndeshjen e të hënës ndërmjet Kukësit dhe Laçit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN