Akademiku shqiptar që organizonte dërgimin e drogës në Itali

Dritan Shoraj. Foto: Facebook

Ndërkohë që Gjykata e Tiranës konfirmoi qëndrimin pas hekurave për Doktorin e Shkencave Dritan Shoraj, të arrestuar të premten për llogari të drejtësisë italiane, mediat përtej Adriatikut kanë zbuluar edhe rolin e tij në grupin kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas Corriere.it, ndaj Shorajt kishte një urdhër arresti ndërkombëtar pasi ishte i dënuar me 4 vjet burg për trafikim të qindra kilogramëve hashash drejt Italisë në periudhën 1998-2000. Profesori i Fakultetit të Ekonomisë rezulton gjithashtu pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike edhe nga Afrika e Veriut. Emri i tij rezulton në një operacion policor të po të njëjtës periudhë ku u arrestuan 128 vetë.

Sipas mediave italiane, roli i Shorajt në organizatë ishte që të siguronte “lëndën e parë” dhe të realizonte paketimin e transportimin e saj përmes detit nga Shqipëria deri në Itali.

Shkarkoni aplikacionin e A2