Digjet Kalifornia, mbi 30 viktima, qindra të zhdukur. Yjet e Hollivudit braktisin shtëpitë (Foto)

Una stazione di servizio e una macchina bruciate vicino a Pulga, 11 novembre 2018 (JOSH EDELSON/AFP/Getty Images)
Një karburant i djegur në qytezën kaliforniane të Pulga (Getty Images)

Zjarret masive vazhdojnë të djegin Kaliforninë. Numri i viktimave të konfirmuara është rritur në 31, ndërsa mbi 200 persona janë shpallur të humbur. Të zhvendosurit janë mbi 250 mijë.

Në jug, i ashtuquajturi ‘zjarri Woosley’ i ka marrë jetën dy personave dhe ka dëmtuar resortet bregdetare, përfshirë Malibunë.

Të paktën 250 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për ti shpëtuar tre zjarreve kryesorë që kanë përfshirë shtetin.  Ekipe të emergjencës po kërkojnë në mbetjet e më shumë se 6700 banesave dhe bizneseve të djegura.

Ndërsa erërat e forta kërcënojnë të përhapin edhe më tej flakët, guvernatori Jerry Brown i kërkoi presidentit Donald Trump të shpallë gjendjen e katastrofës madhore, një lëvizje kjo që do të nxiste lëvrimin e më shumë fondeve të emergjencës.

Thirrja vjen një ditë pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi të priste fondet për Kaliforninë, duke fajësuar për zjarret,  menaxhimin e keq të pyjeve.

Flaket vdekjeprurëse nuk kanë kursyer as banesat luksoze të vipave. Përmes postimeve në rrjetet sociale, aktori hollivudian Gerard Butler, tregon atë që ka mbetur nga banesa e tij në Malibu. Këngëtari Robin Thick i jep gjithashtu lamtumirën shtëpisë së tij në Twitter dhe përgëzon punën e zjarrfikësve që kishin rrezikuar jetën.

Në po të njëjtin rrjet social Miley Cyrus njofton se vila e saj ishte shkatërruar plotësisht, duke sqaruar se familjarët dhe kafshët e saj kishin shpëtuar pa asnjë lëndim. Edhe Caitlyn Jenner, personalitet televiziv dhe prind i motrave Jenner ndan me ndjekësit e saj imazhet e shtëpisë së djegur nga flakët. Familja e Kim Kardashian u evakua nga vila e saj në Calabasas.

Deri mbrëmjen e së dielës, zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe prej 85 mijë e 500 hektarësh, ndërsa vetëm 15 për qind e tij është vënë nën kontroll.

Shkarkoni aplikacionin e A2