Fletë-arresti për Gruevskin, “zhduket” ish-kryeministri në Maqedoni

Gjykata Penale në Maqedoni ka lëshuar sot një urdhër-arresti ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Por, pasi gjykata nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Gruevski për t’i dorëzuar vendimin dhe për ta vënë në pranga, Ministria e Brendshme ka nënshkruar fletarrest dhe ka shpallur në kërkim ish-kryeministrin.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhrin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës”, njofton gjykata.

Gruevski duhej të paraqitej në burgun e Shutkës për të kryer dy vite burg, pasi është dënuar për rastin “Tanku”. Mediat në Maqedoni raportojnë se policia ka nisur një aksion për arrestimin e 48-vjeçarit, duke mësyrë në shtëpinë e tij, por Gruevski s’duket asgjëkundi dhe dyshohet se është arratisur.

Ndërkohë fotoja e ish-kryeministrit është publikuar edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, përkatësisht në kategorinë e personave të kërkuar nga policia, për të cilët është lëshuar urdhër arresti.

Policia gatitë bastisë zyrat e VMRO-DPMNE

Policia pret urdhër nga Gjykata për të hyrë për të bastisur zyrat e VMRO-DPMNE, në kërkim të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas mediave maqedonase, ai mund të ketë lënë vendin.

Një nga spekulimet është se ai mund të jetë larguar edhe drejt Beogradit. Ende mbetet e paqartë dhe Gjykata nuk ka dhënë vendim drejt MPB-së as për fletë-arrest ndërkombëtar. Në garë me kohën Gruevski duket se ka përfituar mjaft kohë për t’u fshehur.

Ndërkohë, VMRO DPMNE ka njoftuar për një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjet e fundit, zhvillimet dhe spekulimet që qarkullojnë në opinion mbi deputetin e tyre Gruevski dhe arratisjen e mundshme të tij.

Gruevski duhej të paraqitej në burgun e Shutkës për të kryer dy vite burg, pasi është dënuar për rastin “Tanku”. Mediat në Maqedoni raportojnë se policia ka nisur një aksion për arrestimin e 48-vjeçarit, duke mësyrë në shtëpinë e tij, por Gruevski s’duket asgjëkundi dhe dyshohet se është arratisur.

Ndërkohë fotoja e ish-kryeministrit është publikuar edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, përkatësisht në kategorinë e personave të kërkuar nga policia, për të cilët është lëshuar urdhër arresti.

Shkarkoni aplikacionin e A2