Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lind fëmijën e 21-të dhe premton: Nuk bëj më!

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2018, 15:01 | Lifestyle

Bonnie Raye është emri i fëmijës së 21-të (vajzë) të familjes më të madhe britanike. “Më në fund ajo është këtu”, kështu me anë të një video në Youtube Radford,  familja më e madhe në Britani njofton lindjen e fëmijës.

Sue Radford ka sjellë në jetë foshnjën Bonnie Raye vetëm 12 minuta pasi i erdhën dhimbjet e lindjes. Noel dhe burri i saj janë të bindur se nuk do të kenë më fëmijë, por kjo është diçka që e kanë thënë edhe më parë. "Kemi vendosur se nuk duam më. Bonnie e përmbushi familjen tonë,"-tha 43-vjeçarja.

"Disa njerëz vendosin që të ndalojnë pasi bëjnë 2 ose 3 fëmijë. Por ne e morëm vendimin pas fëmijës së 21-të", shtoi Noel. Bonnie, e cila lindi të martën, tashmë është në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Fëmija i parë i tyre është Chrisi, tani 29 vjeç. Pas tij janë edhe 20 vëllezër dhe motra.

A2 CNN Livestream

Dita jonë