Mikroçipe nën lëkurë për të “survejuar” punonjësit


Jowan Österlund, themeluesi i Biohax

Kompanitë në të gjithë botën po planifikojnë që të vendosin mikroçipe brenda trupave të punonjësve të tyre për të rritur sigurinë dhe parandaluar aksesin në zona të kufizuara.

Risinë po e sjell “në treg” kompania suedeze Biohax, e cila ka pranuar se është në bisedime me disa kompani ligjore dhe financiare për vendosjen e këtyre mikroçipeve që do kushtojnë më pak se 200 euro copa.

Joëan Österlund, themeluesi i Biohax dhe ish tatuator, tha për mediat britanike: “Çipet lejojnë kompanitë që të kufizojnë lirinë e qarkullimit apo aksesit fizik dhe online të çdonjërit prej mijëra punonjësve që mund të kenë. Kompanitë që kanë dokumente sensitive nuk rrezikojnë më që t’i humbasin apo t’u vidhen të dhënat”.

Në Suedi momentalisht janë 4000 persona që kanë nga një mikroçip të “instaluar” nën lëkurë dhe sipas Österlund procesi do të jetë i gjatë pasi jo të gjithë janë të gatshëm të pranojnë një gjë të tillë.

Çfarë është mikroçipi Biohax dhe çfarë mundtë bëjë?

Mikroçipi është i njëjti që përdoret për gjurmimin e kafshëve shtëpiake.

Ato janë ndërtuar me të njëjtën teknologji si kartat e bankave pa kontakt.

Përveç kufizimit të aksesit në vende të kontrolluara ata mund të përdoren edhe për të blerë ushqim, për futjen në godinë dhe aksesin ndaj printerëve apo pajisjeve të tjera në zyrë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN