Trump në Paris “braktis” ceremoninë, lum kritikash për presidentin

Presidenti amerikan Donald Trump

Një ministër britanik është i fundit që i bashkohet korit të kritikave kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të mos marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore në varrezat e ushtarëve amerikanë .

“Shiu nuk i pengoi heronjtë tanë të bënin punën e tyre”, ishte komenti i ministrit të mbrojtjes anglez Tobias Ellwood në Twitter. Trump dhe lider të tjerë botërore, u mblodhën në Paris me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të luftës së parë botërore.

Twitter i ish ministrit britanik Elwood që ironizon mungesën e Trump në përkujtimore 

Ai e anuloi vizitën në varrezat e ushtarëve amerikanë, por Shtëpia e Bardhë replikoi se zyrtarë të tjerë të lartë kishin shkuar atje. Ajo tha se moti i keq e kishte lënë në tokë helikopterin e presidentit për shkaqe sigurie.

Trump, Merkel, Putin dhe Makron në ceremoninë hapëse të 100 vjetorit të Luftës së Parë

Më herët nipi i Wiston Churchill, gjithashtu një ish ushtar, Sir Nicholas Soames, deklaroi në rrjetet sociale se Trump nuk ishte në gjendje ta përfaqësonte Amerikën dhe se vendimi i tij për të mos sfiduar motin për të respektuar të rënët kishte qenë totalisht i papërshtatshëm.  

Presidenti u kritikua ashpër edhe në Shtetet e Bashkuara. Ish diplomati Nicholas Burns tha se detyra e presidentëve është të nderojnë ushtarët e tyre. Ben Rhodes, i cili ka shërbyer si këshilltar i sigurisë nën udhëheqjen e Obamës pohoi se moti nuk duhej të ishte kurrsesi një justifikim.  

Shkarkoni aplikacionin e A2