Basha: Nuk ka kompromis me zgjedhjet e lira

Nga forumi “Trashëgimia e një Kancelari”, dedikuar ish-kancelarit gjerman, Konrad Adenauer, Lulzim Basha tha se PD nuk do t’i dorëzohet asnjë kompromisi që nuk mundëson zgjedhje të lira dhe pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi.

“Kurajo për të vepruar për të vendosur deri në fund për një kauz dhe për vlerat që i besojmë me gjithë zemër dhe për të cilat nuk mund të ketë kompromis për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ose do të ketë zgjedhje të lira ose nuk do të ketë fare. Nuk mund të ketë kompromis për një parlament me njerëz të lidhur me krimin”, tha Basha.

Lulzim Basha tha se Gjermania, e ka bërë të qartë drejtimin që duhet të marrë Shqipëria, për t’u bërë anëtare e unionit.

“Rruga drejt Europës kalon vetëm përmes demokracisë, garantimit të zgjedhjeve të lira, përmes ndarjes së politikës nga krimi dhe përmes ndëshkimit dhe jo mbrojtjes, së krimit të organizuar”, u shpreh kreu demokrat.

Kryedmeokrati theksoi se vlerat e mishëruara nga ish-kancelari gjerman për një ekonomi sociale dhe tregu të lirë janë më të mishëruara se asnjëherë nën qeverisjen e Edi Ramës, që qytetarin e ka vënë të fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2