Diamanti rozë shitet për një çmim rekord

Një diamant i rrallë rozë 19 karat është shitur në ankand për 50,3 milionë franga zvicerane – 50 milionë dollarë – një çmim rekord për karat. Diamanti i blerë me çmimin 2,6 milionë dollarë për karat, u ble nga kompania amerikane “Harry Winston” në Gjenevë.

Para shitjes ai ishte vlerësuar nga 30 deri në 50 milionë dollarë ndërsa ankandi zgjati vetëm pesë minuta, me blerësit që e riemëruan gurin e çmuar si pjesë e “Trashëgimisë Rozë Winston”.

Dikur pronë e familjes Oppenheimer, që drejtonte dikur kompaninë e minierave “De Beers”, diamanti është etiketuar gjithmonë si një prej më të bukurve në botë. “Ky është diamanti më rozë që keni parë ndonjëherë, është i pabesueshëm”, tha Rahul Kadakia, shefi i bizhuterive botërore në shtëpinë e ankandeve “Christie”.

Diamanti është gjetur në Afrikën e Jugut rreth 100 vjet më parë dhe nuk është ndryshuar më që prej prerjes së parë, në vitin 1920.

Rekordi i mëparshëm i çmimit më të lart për karat ishte vendosur në nëntor 2017, ku një diamant rozë 8,41 karat u shit për 17 768 041 dollarë në Hong Kong, ose 2,1 milionë dollarë për karat.

Shkarkoni aplikacionin e A2