“Dridhet” toka në Veri, epiqendra 25 km nga Shkodra

Një tërmet me magnitudë 4.6 është ndjerë qartësisht ditën e sotme në veriun e Shqipërisë.

Tërmeti me një epiqendër 25 kilometra larg Shkodrës, por në territor malazez,  ka dridhur tokën në Pukë dhe Lezhë por edhe në disa zona të Maqedonisë.

Nuk raportohen dëme materiale por lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek banorët.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN