Edvin Murati “Mjeshtër i Madh”, Meta e dekoron në Paris

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cilin dodhet në Paris, për një vizitë zyrtare, ka nderuar sot një prejish-futbollistëve më të njohur të kombëtares shqiptare, Edvin Muratin, metitullin “Mjeshtër i madh”.

Nga kryeqyteti francez, presidenti shqiptarIlir Meta i ka akorduar ish-mesfushorit kuqezi, Edvin Murati, titullin“Mjeshtër i Madh”. Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i shtetit shqiptar në një komunikim në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

“Sot në qytetin e klubit të famshëm të futbollit, Paris-Saint-Germain, pata kënaqësinë e veçantë t’i akordoja yllit tëfutbollit tonë, Edvin Murati, titullin “Mjeshtër i Madh”.

Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimine Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur, këtë investim të bukur në marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë”.

Edvin Murati ka qenë pjesë e gjigandëve të Paris Saint Germein për 3 sezone në vitet 90’, por ka luajtur gjithashtu edheme disa klube të tjera të njohura franceze. Sa i përket kombëtares, Murati ka veshur për 9 vite fanellën kuqezi dhe ka shënuar 4 gola, një prej të cilëve është edhe ai goli famshëm në eliminatoret e Botërorit të 2006-ës ndaj Greqisë, në atë kohë të sapo shpallur kampion Europe.

Shkarkoni aplikacionin e A2