El Chapo: Presidentët meksikanë merrnin para nga kartelet

Joaquin “El Chapo” Guzman (majtas) dhe Presidenti meksikan Enrique Peña Nieto

Ka nisur me një “bombë” të vërtetë gjyqi i Joaquin “El Chapo” Guzman në Neë York, pasi avokati i tij ka akuzuar se presidentët meksikanë janë paguar nga bosët e drogës. Jeffrey Lichtman tha para jurisë se klienti i tij është thjesht një “kokë turku” në këtë histori dhe se kreu i vërtetë i Kartelit të Sinaloas ishte Ismael “El Mayo” Zambada.


Ismael “El Mayo” Zambada

“Ai fajësohet se është lideri, por bosi i vërtetëështë duke jetuar i lirë në Meksikë”, tha Lichtman. “Në të vërtetë kontrollin e Mayo Zambada. Ai shijon lirinë sepse ka korruptuar të gjithë, përfshi edhepresidentin e tanishëm dhe ish-presidentin e Meksikës”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit meksikan Enrique Peña Nieto dhe pararendësit të tij Felipe Calderón, të cilët i kanë mohuar akuzat.

Çfarë pritet nga gjyqi i El  Chapos?

Joquin Guzmán, 61 vjeç, mund të dënohet me burgim të përjetshëm për 17 akuza.

Ai është arrestuar në janar 2016 pasi u arratis nga burgu përmes një tuneli nëntokësor pesë muaj më parë.

Prokurorët amerikanë thonë që Karteli i Sinaloas është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Disa ortakë të tij, përfshi edhe një prej vartësve kryesorë, pritet të dëshmojnë kundër Guzmanit.

Gjyqi, që nisi të martën, me një ditë vonesë, pritet të zgjasë katër muaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2