Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gruaja e Schumacher: Ai është “luftëtar”, nuk dorëzohet

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2018, 10:40 | Showbiz

Tashmë janë bërë 5 vite që nga koha e aksidentit të tmerrshëm të Michael Schumacher teksa ishte duke bërë ski në alpet franceze.

Që prej asaj kohe pak dihet për shëndetin e 7 herë kampionit të Formula 1 Michael Schumacher. Por së fundmi, ka qenë këngëtari gjerman Sascha Herchenbach, i cili ka zbuluar se ka marrë një letër pikërisht nga gruaja e Michael, Corinna.

Këngëtari gjerman dërgoi një CV në adresë të Michael me “himin” “Born To Fight” dhe siç e ka thënë edhe ai vetë, është befasuar kur ka marrë prapa një letër të shkruar nga Corinna, e cila mes falënderimeve kishte shkruar edhe për Schumacher.

Corinna Schumacher, 49 vjeç, e martuar me legjendën e Formula 1 23 vite më parë, e ka përshkruar burrin e saj një “luftëtar”, i cili nuk heq dorë lehtë.

Herchenbach është shprehur së fundmi se kurrë nuk e kishte menduar se do të merrte një përgjigje, por mori një letër me shkrim dore dhe të firmosur nga Corinna.

“Unë do të doja t'ju falenderoj sinqerisht për mesazhin tuaj dhe dhuratën e bukur që do të na ndihmojë në këtë kohë të vështirë. Është mirë të marrësh kaq shumë urime dhe fjalë të mira, të cilat janë një mbështetje e madhe për familjen tonë. Ne të gjithë e dimë se Michael është një luftëtar dhe nuk do të heqë dorë”, shkroi ndër të tjera Corinna.

Herchenbach zbuloi ekzistencën e letrës dhe përmbajtjen e saj në një intervistë me revistën gjermane “Bunte”.

Nuk dihet saktësisht se kur ishte shkruar letra, por Herchenbach e shkroi këngën e tij në dhjetor 2014, një vit pas aksidentit të Schumacher.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani