Ishte simbol i paqes, sot Aung San Suu Kyi kritikohet për “gjenocid”

Vetëm pak vite më parë faqet e mediave ndërkombëtare ishin plot me fotografitë dhe dëshmitë e Aung San Suu Kyi, disidentes birmane që nga viti 1989 deri në 2010 ka vuajtur burgun dhe masën arrest shtëpiak nga diktatura ushtarake në vendin aziatik.

Por nga data e lirimit të saj të plotë në 2012, për 73 vjeçaren çmim Nobel për Paqen ka filluar një periudhë kritikash të kulmuara dje në vendimin e organizatës Amnesty International për ti hequr titullin e tyre më prestigjioz, “Ambasador i Ndërgjegjes”, si protestë për qëndrimin e saj indiferent ndaj dhunës së ushtruar ndaj minoritetit mysliman Rohingya.


Aung San Suu Kyi gjatë periudhës së disidencës

Aung San Suu Kyi nga viti 2016 mban poste të larta shtetërore dhe aktualisht është de facto presidente e vendit, që gjithsesi kontrollohet ende nga ushtarakët.


Aung San Suu Kyi ambasadore e Amnesty International në 2012

“Jemi shumë të trishtuar nga fakti që ajo nuk përfaqëson më një simbol të shpresës, kurajës dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i Amnesty International, Kumi Naidoo.

Populli Rohyngya ka qenë subjekt i dhunë së forcave ushtarake birmane

Akuza më e rëndë ndaj politikanes birmane të shkolluar në Oksford është qëndrimi indiferent dhe shpesh herë agresiv ndaj minoritetit Rohingya, popullsi myslimane ndaj të cilës prej vitit 2017 autoritetet birmane kanë ushtruar një dhunë sistematike, vrasje, përdhunime në masë që ka shtrënguar gati 700 mijë persona të braktisin shtëpitë e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2