Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ka ardhur koha për një Hillary 4.0? Sipas këshilltarëve, ajo është gati

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2018, 10:54 | Bota
Hillary, gati për 2020?

Edhe pse për momentin e mohon, Hillary Clinton është gati për të garuar edhe një herë përpara Donald Trump në zgjedhjet e 2020.  Kjo është bindja e disa prej këshilltarëve më të afërm të ish sekretares së Shtetit, që shtojnë që Clinton kësaj radhe do të shpalos një platformë politike të ndryshme nga fushata e fundit.

Mark Penn, një nga këshilltarët më të vjetër të Clinton

Sipas Mark Penn dhe Andrew Stein, dy nga këshilltarët më të vjetër të çiftit Clinton, Hillary nuk mund të mos marrë parasysh faktin që sipas sondazheve ajo mbetet figura e preferuar e demokratëve, me 75% të preferencave sipas sondazheve të fundit.

Por strategjia e fushatës së fundit doli e humbur, dhe për këtë arsye një Hillary 4.0 ( do të ishte hera e katërt që rikthehet si protagoniste në politikën amerikane) do të  duhet të ndryshonte programin e saj elektoral, që do të ishte padyshim më e orientuar nga rryma  e majtë e partisë, me një qasje akoma më liberale dhe afër lëvizjeve feministe si #metoo dhe kundër lobit të armëve, një nga diskutimet më të nxehta në opinionin publik.

Debati Hillary-Clinton

“Hillary nuk do ti lejojë Trumpit që ti japë fund karrierës së saj politike”, nënvizoi Penn, duke paralajmëruar rikthimin e ish zonjës së parë në arenën politike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë