Mundi Icardin, Gjimshiti optimist edhe për Shqipërinë: E dimë që jemi të fortë

Njeriu i momentit në kombëtaren shqiptare ështëpa diskutim Berat Gjimshiti. Jo shumë për atë që ka bërë me fanellën kuqezi,por për suksesin e arritur fundjavën e kaluar në Serie A, ku shënoi edhe një gol në fitoren 4-1 të Atalantës kundër Interit.

“Është një moment i bukur personalisht, nuk di të them nëse është më i miri. Gjithmonë vij për maksimumin, pak rëndësi ka nëse shënoj gol apo jo”, tha mbrojtësi shqiptar.

Atë mbrëmje, Gjimshiti ia doli të neutralizonte një prej bomberave më të rrezikshëm në qarkullim, Mauro Icardin.Por Berati mbetet me këmbë në tokë. “Është e vështirë t’i markosh gjithësulmuesit, jo vetëm Icardin. Ka sulmues shumë të mirë në Itali dhe në kombëtare. Është psikologjike që do të japësh maksimumin e të mos e lejosh të shënosh sulmuesin kundërshtar”, shtoi ai.

Edhe pse pranon që prapavija është reaparti që ka vuajtur më shumë prej largimit të Lorik Canës, Gjimshiti thekson se tani është momenti që skuadra të shohë vetëm përpara. “Mbrojtja bëhet me gjithë ekipin, nuk mbrohet vetëm me mbrojtësit. Ato që bëmë ishin gabime personale. Ndaj Izraelit kemi bërë gabime më shumë personale. Na kushtoi. Besoj se me Skocinë do jetë një ndeshje e vështirë. Ata luajtën më mirë atje, ne kemi rastin që tëtregojmë vlerat tona. Në fund duhet të arrijmë atë që duam. Nëse luajmë si skuadër,e dimë që jemi të fortë”.

Lila: Të japim gjithmonë 200%

I grumbulluar përsëri me kombëtaren, Andi Lila duket se gjithmonë gjen forcë të rikthehet i dobishëm për skuadrën. “Për mua çdo ditë me Kombëtaren është e veçantë”, u shpreh ai.

I pyetur për mundësinë e skuadrës për ndeshjen e 17 nëntorit, mbrojtësi kavajas tha: “Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë, si në stërvitje dhe në ndeshje. Nuk ka skuadra të lehta dhe të forta. Do të kemi gjithmonë shpirtin luftarak dhe në ndeshje duhet të japim 200%, kjo është e vetmja rrugë”.

Konferenca e plotë 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN