“Porsche” përplaset me kamionin, drejtuesi i “Top Gear” shpëton pa lëndime

Prezantuesi i famshëm i “Top Gear”, Chris Harris, është përfshirë në një aksident me makinën e tij Porsche duke u përplasur me një kamion.

Chris Harris, 46 vjeç, po drejtonte makinën e tij Porsche në një rrugë në Monmouthshire, kur u përplas me kamionin. Prezantuesi ishte duke xhiruar për programin e tij, ndërsa fatmirësisht nuk ka mbetur i lënduar.

Aksidenti u konfirmua edhe nga një zëdhënës i BBC: “Ne mund të konfirmojmë se Chris Harris u përfshi në një aksident automobilistik në Uells, ndërsa ishte duke xhiruar për Top Gear. Fatmirësisht Chris dhe pasagjeri në të nuk pësuan lëndime”.

Prej dy vjetësh, Chris Harris është duke drejtuar “Top Gear”. Ai zëvendësoi Jeremy Clarkson, Richard Hammond dhe James May.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN