Reforma zgjedhore po “thyen” bojkotin e opozitës

Bojkoti kuvendor po “thyhet” nga opozita vetëm për diskutimet e reformës zgjedhore. Bashkëkryetari socialist i komisionit Bledi Çuçi thotë në një intervistë për “A2 News” se është në komunikim me kolegun demokrat Oerd Bylykbashi sa i përket reformës zgjedhore, por fton opozitën që të kthehet në Kuvend për këto diskutime.

Çuçi thotë se shumica do të kërkojë me këmbëngulje votimin e emigrantëve. 1-vjetori i nisjes së punës së komisionit për reformën zgjedhore e gjen opozitën jashtë Kuvendit. Por pavarësisht bojkotit, opozita dhe mazhoranca vijojnë të komunikojnë dhe dakordësohen mbi ndryshimet që duhet të pësojë ligji elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Në intervistën për “A2 News”, bashkëkryetari socialist, Çuçi garanton edhe një herë qëndrimin e mazhorancës për të diskutuar dhe rakoduar për çdo kërkesë të opozitës për zgjedhjet.

Tre janë çështje e rëndësishme për të cilat duhet të bien dakord palët: sistemi zgjedhor, vota emigrantëve dhe aplikimi i teknologjisë në zgjedhje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN