Rikthehet tensioni midis Izraelit dhe Palestinës, dhjetëra të vrarë në Gaza

Shkatërrim në Rripin e Gazës

Tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve prekin nivelet më të larta që prej vitit 2014-të. Të paktën 370 raketa u hodhën gjatë mbrëmjes nga Gaza në drejtim të Izraelit jugor, ndërsa Tel Avivi u përgjigj duke goditur dhjetëra shënjestra të militantëve palestinezë.

Të paktën 3 palestinezë humbën jetën gjatë sulmeve në Gaza, ndërsa një Izraelit u vra si pasojë e një sulmi me raketë në qytezën e Ashkelon.
Si Izraeli ashtu edhe Hamasi që udhëheq rripin e Gazës kanë kërcënuar të përshkallëzojnë aksionet.

Dhuna shpërtheu kur një mision i fshehur Izraelit u zbulua në Gaza të dielën. 7 palestinezë, përfshirë një komandant ushtarak i Hamasit u vranë gjatë incidentit. Mes viktimave ishte edhe një pjesëtar i misionit të fshehur Izraelit.

Ushtarë izraelit në operacionet në Gaza 

Heshtja e shkurtër që pasoi dhunën e së dielës u thye mbrëmjen e së hënës, pasi qindra raketa u lëshuan kundër Izraelit. Një autobus në të cilin gjendeshin trupa ushtarake u godit nga një raketë antitank, me pasojë plagosjen e një ushtari.

Kundërpërgjigja e Izraelit ishte po aq e egër. Sipas ushtrisë më shumë se 100 shënjestra palestineze ishin goditur, mes të cilave një anije e Hamasit, e ankoruar në portin e Gazës jugore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN