Ronaldo, çfarë refleksi!

Ndeshjet e Kombëtareve në Ligën e Kombeve u kanë dhënë mundësi disa futbollistëve të bëjnë disa ditë pushim dhe një prej tyre është edhe ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi edhe këtë herë ka vendosur të mos bëhet pjesë e kombëtares së tij në këtë event dhe këtë kohë do ta shfrytëzojë për pushime së bashku me familjen e tij.

Dhe Ronaldonuk ka humbur aspak kohë. Pasi u largua triumfues nga “San Siro”, ku Juventusimundi Milanin 2-0 dhe goli i dytë u shënua nga portugezi, Ronaldo të hënë ështënisur menjëherë drejt Londrës me të dashurën e tij Georgina dhe djalin e tij tëmadh.

33-vjeçari është fotografuar në mbrëmje teksa ishte i pranishëm në “O2Arena” duke ndjekur një ndeshje tenisi në të ATP.

Sigurisht, përRonaldon dhe familjen e tij ishte rezervuar radha e para, por aty ka edherreziqe. Megjithatë është tepër i kujdesshëm dhe në një moment ështëfotografuar duke kapur një top tenisi, i cili përfundoi te spektatorët. Çfarë refleksi!

Shkarkoni aplikacionin e A2