Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Urdhër ndërkombëtar arresti për Gruevskin, ai kërkon azil në Hungari

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2018, 18:56 | Ballkani

Nikolla Gruevski

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka lëshuar urdhër ndërkombëtar arresti për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili besohet të jetë larguar në drejtim të Hungarisë.

Prej disa ditësh autoritetet nuk ka patur asnjë informacion mbi vendndodhjen e ish liderit. Mbrëmjen e së hënës, policia e Maqedonisë bastisi banesën e Gruevskit si dhe selinë e partisë së tij VMRO DPMNE, por pa sukses.

Gruevski kërkohet nga policia pasi nuk u paraqit në burgun e Shutkës për të vuajtur dënimin me 2 vite heqje lirie për rasti “Tanku”.

Ai akuzohet se ka shkelur ligjin duke blerë një makinë luksoze të tipit “Mercedes” me vlerë prej 600 mijë euro.

Por sipas informacioneve të fundit ish lideri maqedonas ndodhet në Hungari ku ka kërkuar azil politik mikut të tij Viktor Orban, që e ka përkrahur gjithmonë në fushatat e tij zgjedhore.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani