Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zjarret në Kaliforni, mbi 40 viktima e qindra të zhdukur (Galeri)

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2018, 11:34 | Bota

Bilanci i viktimave të zjarreve masive në Kaliforni vijon të përditësohet, pasi 13 trupa të tjerë u rikuperuan në Kalifoni duke e çuar në 42 numrin total të viktimave të konfirmuara nga zjarri më vdekjeprurës në historinë e këtij shteti.

Përmasat e tragjedisë tejkaluan katastrofën e Griffith Park në 1933, që la të vdekur 31 vetë.

Në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së hënës sherifi i zonës Kory Honea konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve. Trupat u gjetën brenda dhe rreth qytetit të shkrumbuar të Paradise.

Të paktën 228 persona mungojnë në apel, ndërsa zjarri në veri të Kalifornisë vazhdon të përhapet me shpejtësi. Rreth 7200 struktura janë shkatërruar dhe 15 mijë e 500 të tjera janë në rrezik.

Edhe në jug të Kalifornisë, flakët vazhdojnë të kërcënojnë jetët njerëzore dhe pronat. Mbi 300 mijë vetë u detyruan të largohen nga banesat e tyre, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump shpalli gjendjen e katastrofës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë